Për ngritjen e Komisionit Hetimor të propozuar nga Rithemelimi lidhur me fluturimet me charter të Ramës, kryeministri i ka cilësuar si shpifje të njerëzve mjeranë. Rama u shpreh se fluturimet e tij kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Non Gratës.
Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të Rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Nongratës!’- shkroi Rama.
Ky është reagim i përsëritur i kreut të qeverisë pasi ende vijojnë akuzat nga kreu i Rithemelimit Sali Berisha.
