Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama i përgjigjet Metës: Lexo me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e miratuar sot me 100 vota

18:33 / June 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 5 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i qeverisë është duke vijuar takimet elektorale, e këtë pasdite ka qenë në Përrenjas, nga ku dhe i është përgjigjur reagimit të Presidencës këtë pasdite, i cili deklaroi se vendimi i tij për shtyrjen e 30 qershorit është një akt në përputhje me Kushtetutën.

Rama tha se u njoftua për reagimin që kishin bërë dy përfaqësuesit e Ilir Metës, ndërsa theksoi edhe një herë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, dhe po ashtu i ka bërë thirrje Presidentit që të reflektojë pas votimit të rezolutës sot në Kuvend, me 100 vota.

“Më tha Taulanti që presidenti ka nxjerrë ca ekspertë që paska thënë se po shikon mundësi në për një datë tjerët, dhe deri sa të vendoset kjo datë, kryetarët e bashkive do rrinë në zyrë

Një tjetër pjellë kjo…

30 qershori është vulosur përfundimisht dhe nuk e ndalon dot as Iliri dhe as Saliu, artisti me fallxhoren jo e jo.

Katër aventurierë të bashkuar dhe një tufë qorrash në udhëheqjen e atij grupimi politik, nuk ka ndalojnë dot që të ecim drejt përpara, dhe pavarësisht se na pengojë dhe shqetësojnë njerëzit, ata jo vetëm që nuk djegin dot Shqipërinë, por do digjen në sytë e shqiptarëve siç e kanë merituar.

Nuk e kanë me mua, as me ne, por me Shqipërinë në BE.

Dua ti them Ilirit, që ta lexoje me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e miratuar sot me 100 vota, të reflektojë mbi opinionin e përfaqësisë më të lartë dhe të mos e trashë më tutje zullumin.

Nuk është as burrëri, as zgjuarsi që të mos reflektojë dhe të kërkojë ndjesë, se ka bërë një faj nga Shqipërisë, dhe pse ndjesa nuk e lanë dot, sidoqoftë normalizon raportin e tij me fajin.

Çdo hap më tej alla Sali, nuk ndihmon, dhe ngarkon edhe më shumë atë vetë, dhe një situatë që e kanë shkaktuar me qëllim nga ata”, u shpreh Rama.

pergjgije Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026

Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e interteve në lumin Shkumbin

07:54 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.