Kryeministri Rama i është përgjigjur flakë për flakë reagimit të PD-së se ai ka frikë nga qytetarët. Në një reagim në Twitter ai thotë se frikë ka për njerëzit që PD i bën mish për top.
“O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!”, shkruan Rama.
