Kryeministri Edi Rama megjithë problemet e mëdha që duhet tu jap zgjidhje për shkak të situatës politike të krijuar në vend nga vendimi i opozitës për të djegur mandatet dhe rjedhimisht për të mos marrë pjese në zgjedhje, duket se ka kohë ti kushtohet edhe futbollit.
Ai shpreh keqardhjen për humbjen e Shqipërisë në ndeshjen me Islandën, ku kjo e fundit shënoi një gol në portën shqiptare. “Gjynah ai gol se ndeshja ishte barazim i pastër, po sidoqoftë përgëzime kuqezinjve për shpirtin luftarak të kohëve të mira, që u rishfaq sot pas një stine të mërzitshme pa lidhje! Sot pamë një skuadër që nisi një rrugë të re ku patjetër do vijnë dhe rezultatet”, shkruan Rama në Tëitter.

