Kryeministri Edi Rama u ka dhënë një përgjigje të prerë shqiptarëve të cilët janë me qera, në Tiranë dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

“Për bonusin e qirave në Durrës, Ministria e Financave i ka 1 miliardë në dispozicion prandaj këto rastet e ankesave duhet të adresohen me urgjencë dhe duhet parë ku është problem.

Këshilla e vetme për këta që kanë qiranë i’u them: mos ia hap derën pronarit kur të vijë për qiranë, se qiraja është aty, plus që s’do hapur dhe prej koronavirusit”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se lidhur me shtëpitë ata që janë në pritje të shtëpisë nuk do presin të ikë armiku, koronavirusin, teksa u zotua se shtëpitë e të prekurve nga tërmeti do të bëhen më të mira nga sa i kishin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here