Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga Edi Rama, në një takim me kryebashkiakët.
Basha shprehet se Rama mund të lajë duart me një kryebashkiak apo të bëjë koka turku por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka.
“Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se PESHKU QELBET NGA KOKA!”, thotë Basha.

