Mëngjesin e kësaj të enjte, urimin për ndjekësit që të kenë një ditë të mbarë, kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar me një video nga bregdeti i Shëngjinit.
Teksa e quan një model të konsoliduar pastërtie, Rama i thurr lavde kryetarit të Bashkisë së Lezhës, ish-deputetit të PS, Pjerin Ndreu.
“MIRËMËNGJES dhe me bregdetin e Shëngjinit, një model i konsoliduar pastërtie falë përkushtimit e këmbënguljes së kryetarit të Bashkisë së Lezhës, ku këtë verë ka më shumë se kurrë më parë turistë shqiptarë e të huaj, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.