Kryeministri është shprehur i prerë për mosmbylljen e shkollave. I pyetur nëse shkollat do të mbyllen njësoj si universitetet, pasi kanë vdekur edhe tre mësues të tjerë, Rama tha se kjo gjë nuk do të ndodhë deri në momentin që do të thonë ekspertët.
I pyetur për sugjerimin e ish-kryeministri Sali Berisha për mbylljen e shkollave, kryeministri Rama tha se nuk dëshiron ta komentojë fare atë, pasi është një mbetje organike e papërpunueshme që qelbet.
“Shkollat nuk do të mbyllen, jo deri kur të thonë ekspertët. Dhe mos ma sillni mua si shembull atë jo ish-kryeministri Berisha apo çfarë thotë ai. Ai është një mbetje organike e papërpunueshme që qelbet,”- tha Rama.
