Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Rama: Isha prezent aty, ja çfarë ndodhi mes Lerdës dhe Mehmetit

23:49 / October 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama olsi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, është i kënaqur nga ajo që ka parë në fushën e lojës nga skuadra e tij sa i përket paraqitjes. Në “Rubrika Sportive” ai argumentoi se skuadra kishte bërë mirë, edhe pse nuk kënaqej nga rezultati përfundimtar.

“Barazimi nuk më kënaq asnjëherë. Por jam i kënaqur se çfarë djemtë dhanë në fushën e lojës dhe rritjen graduale që dha loja e ekipit. Është herët për llogari, më e rëndësishme është se si ekipi kupton skemat e trajnerit dhe si bëhet lojë pozitive për të arritur rezultate. Sfida jonë është të ndërtojmë lojë që të vijnë pastaj rezultate e sukseset”, tha Rama.

Interpretimi i ndeshjes
“Ne u futëm për të fituar ndeshjen, të kushtëzuar nga mungesa të rëndësishme në organikë. Nuk e dini por Hakaj ishte me temperaturë, as në stol, mbrojtësi i majtë nuk na lejonte as të spostonim Trashin në mesfushë. Idrizaj vjen nga një dëmtim shumë serioz, bëri paraqitje dinjitoze por nuk ka ritmin e 90 minutave. Me mungesën e Telushit e sidomos Romeros, u detyruam që për herë të parë Broja të luajnë para mbrojtjes, kishte shumë eksperimentime në ekip. Kthimi në lojën me 3-5-2 që është debatuar shumë në ambientet sportive shqiptare, tregoi që ekipi mund të shprehet në të dy sistemet. Mendoj se një ekip që pretendon të dalë kampion, duhet të asimilojë më shumë se një skemë, të ketë rezerva që të vërë në vështirësi në mënyra të ndryshme të vërë në vështirësi kundërshtarin. Kishim alternativa në stol, mund të spostohej Çinari, me alternativa nëse ndërrohej Idrizaj, por kur e sheh ndeshjen e sheh që lojtarët japin maksimumin, është e vështirë të bësh ndryshime. Për mua, kur një trajner ka ndërrime, mundohet të freskojë ekipin. Pro ekipi nuk pati shenja lodhje e rënie deri në minutat e fundit, funksionuam shumë mirë.

Dëmtimet janë pjesë e një kampionati të gjatë, kartoni i Romeros ishte lojtari i parë i fazës së dytë për arsye kartonësh. Trashi deri në fund nuk dihej nëse do luante se ka pasur dëmtim të lehtë. Dëmtimi i Telushit ka disa kohë që e ngacmon, nuk është serioze, në analizat që është bërë nuk ka gjë”.

Për përplasjen pas ndeshjes mes Lerdës e Mehmetit
“Debatet janë pjesë e punës, janë ato që shoqërojnë çdo moment të një pune kudoqoftë, jo vetëm në sport. Në përfundim të ndeshjes, mund të ketë pasur momente pakënaqësie, edhe stafi ka dashur të fitoje. Ka pasur debat por është mbyllur aty, kam qenë prezent, nuk ka pasur asnjë grusht e asgjë tjetër. Kam qenë prezent, ka qenë debat ku u kërkua llogarinë në një moment ku nuk kërkohet. Këta të gjithë kanë eksperiencë më shumë në futboll, por është një rregull i pashkruar, që në pushim e pas ndeshjes nuk flitet se është fryma e garës. Të gjithëve u duhen 2-3 minuta të përqendrohen e të ulin ritmin. Kjo  është diçka që duhet të diskutohet, por aty filloi e përfundoi, të dy trajnerët takuan lojtarët e i përshëndetën për djersën e derdhur në fushë:.

lerda Mehmeti olsi rama prezent
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.