Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama: Jemi në luftë, boll me propozime absurde për heqje taksash

10:10 / March 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1646727134 rama222
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha se vendi është në luftë, e cila është, sipas tij, më e vështirë se dy ‘luftërat’ e mëparshme, tërmeti dhe pandemia.

Duke folur për rritjen e çmimit të naftës, kreu i qeverisë deklaroi se nuk mund të bëhet asgjë për ulje apo për heqje takash, pasi sipas tij, edhe çmimi i energjisë po mbahet me ‘dhëmbë’ i pandryshuar.

“Këto 12 ditë është kthyer bota përmbys, jemi në kushte lufte. Lufta për fat të mirë nuk zhvillohet fizikisht këtu, bombat nuk janë mbi kokat tona, familjet tona nuk po ndahen si ato në Ukrainë, por impakti i asaj që po ndodh atje është qartësisht i prekshëm këtu në ekonominë e vendit dhe detyrimi jonë është të garantojmë vazhdimësinë me sa më pak dhimbje, por pa dhimbje luftë nuk ka, të jemi shumë të qartë. Nuk është as vullneti ynë, nuk është as në mundësitë tona që ta shmangim, duhet ta përballim dhe duhet të kemi bindjen se siç ja dolëm në përballjet e tjera, do ia dalim edhe në këtë. Kjo është më e keqja se tërmeti e pandemia, pro duhet të kemi shumë vendosmëri e besim dhe me siguri do ja dalim.

Na kërkojnë të ulim çmimin e naftës, madje ka dhe propozime absurde për heqjen e taksave. Kjo qeveri ka bërë atë që nuk e ka bërë asnjë qeveri, po mban të palëvizur në kushtet e një kërcënimi shumë herë më të lartë se çmimi i naftës, çmimin e energjisë. Kjo kushton çdo ditë shumë. Kjo kosto përballet pikërisht falë kontributeve. Nuk ka më asnjë hapësirë për të hequr taksa, kemi me zero taksë mbi fitimin, me zero TVSH, biznesin e vogël, kemi përgjysmuar taksën mbi pagën 500 mijë lekë të vjetra, kemi ulur pjesën tjetër të sipërme, dhe nuk ka ku lëvizim më nga pikëpamja e heqjeve. Ne jemi në kushte përpjekjeje të vazhdueshme, me dhëmbë po e mbajmë çmimin e energjisë”, u shpreh kryeministri Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.