Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: Jemi në një luftë të egër për kapitalin njerëzor, të rrisim mbështetjen për shkollën

12:10 / January 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1706611743 rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur për programin kombëtar të zhvillimit profesional të mësuesve, ku thotë se jemi në një luftë të egër për kapitalin njerëzor, dhe se duhet të rrisim mbështetjen për shkollën.

”Shumica prej jush janë prindër dhe e kuptojnë se çfarë ngarkese psikologjike dhe punë kërkon të merresh me një fëmijë. Por kjo kohë nuk e ka vënë në pikëpyetje rolin e mësuesit. Ka vënë në pah domosdoshmërinë që ne ta fuqizojmë rolin e mësuesit sa më shumë të mundemi. T’u japim atyre forcë, motivim dhe aftësi për t’u përballur me atë që koha sjell para sistemit arsimor. Shumë prej tyre duket të papërballueshme për shkak të kontaktit që kanë me teknologjinë, por edhe për shkak të transformimit që teknologjia po i bën kohës së prindërve apo gjyshërve tanë.

Ne do të bëjmë të pamundurën që në këtë fazë të rrisim mbështetjen e gjithëanshme për shkollën dhe mësuesit. Sikurse e keni vënë re ka filluar një luftë pa armë, por e egër për kapitalin njerëzor dhe vendet e zhvilluara që sot po përballen me fenomenin e pandalshëm të plakjes, janë investuar, po investohen dhe do të investohen gjithnjë e më shumë për të marrë kapital njerëzor pa mëshirë.

Fuqia tërheqëse e tyre për kapitalin njerëzor si yni mbetet sfiduese për të gjithë ne. Oferta e tyre mbetet sfiduese, por ne nuk mund të mos reagojmë qoftë edhe në një mënyrë tradicionale për të ruajtur kapitalin tonë njerëzor sepse përndryshe në një kohë jo shumë të largët mund të mbetemi në një situatë jo të mirë’‘,-tha Rama.

Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026

Rama publikon raportin e AMA për mbulimin mediatik të partive politike: Fakte kokëforta, Shqipëria s’ka lidhje me autokracitë apo kinse regjimet

20:42 / July 29, 2026

Rama intervistë për “Channel 4”: Projekti në Zvërnec do ta rigjenerojë zonën, protestat na shërbejnë për reflektim

13:45 / July 29, 2026

Celibashi kërkon rregulla të reja zgjedhore: Të ndahet qartë shteti nga partia në pushtet

21:07 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.