Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama jep medalje ari për nxënësit ekselentë, rrëfen historinë e Ermonela Jahos

11:25 / April 23, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 11 764x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një ceremoni nxënës të shkollave të mesme që kanë përfunduar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera, duke iu dhënë atyre medalje ari.

E si model frymëzimi për shumë të rinj, kreu i qeverisë solli shembullin e sopranos shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho.

“E pra sot para jush kam nderin që t’i drejtohem pjesës më të mirë dhe më të bukur të shoqërisë sonë, vajzave dhe djemve që nuk i vënë kufijtë imagjinatës së tyre dhe nuk kapen pas 100 e më shumë justifikimeve të mundshme. Por bëjnë sukses. Dhe më vjen mirë që së bashku me ministren e Arsimit dhe me Borën që dikur ka qenë njëra si ju, sot është këtu me mua, të mund t’ju dorëzojmë medaljet e arta, të cilat pa asnjë diskutim do të mbeten në jetën tuaj dhe në jetën e prindërve tuaj një shenjë e një krenarie të madhe. Por jo vetëm e një krenarie, por e një besimi se asgjë nuk është e pamundur kur njeriu është i vendosur për ta realizuar ëndrrën që sheh me sy hapur. Shembullin e Ermonela Jahos do ta sjell prapë. Ajo ishte si ju një vajzë në Liceun Artistik që nuk kishte asgjë tjetër përveç ëndrrës së vetë për t’u ngjitur në majën që sot gjendet. Rrezaton si një yll i posaçëm në qiellin e muzikës klasike. Vinte nga një familje e varfër dhe për më tepër në grupin e vajzave që studionin në Lice, profesorët nuk e shquanin si njeriu që do të shkëlqente në skenën e botës, por si një njeri me shumë vullnet. Si një vajzë që fliste për një ëndërr që ju dukej për të qeshur.

Ajo iu thoshte se; një ditë do të këndonte për La Scala. Duke i tejkaluar parashikimet, ajo arriti që të këndonte jo vetëm në La Scala, por në të gjitha skenat prestigjioze. Ajo ka ambicien që të qëndrojë sopranoja më në majë, të thyej limitet e moshës. Por në botën e operas, ka një limit kohor për të qenë në majë. Konkurrenca është e llahtarshme. Një ditë kam biseduar me Emonelën dhe jam pataksur nga orët e stërvitjes që ajo bën. Një stërvitje e muskujve të thellë. Stërvitje që praktikisht e ka shpikur vetë duke bashkëpunuar me trajnerë të famshëm. Sot e gjithë ditën është në maj. Një ëndërr që njeriu e sheh me sy hapur mund ta realizojë. Të gjithë mund të shohim ëndrra me sy hapur, por varët nga karakteri realizimi i tyre. Sot dua t’u them juve një ‘Faleminderit’ të madhe, për një arsye të thjesht. Jam i bindur se ju të gjithë keni histori të ndryshme. mes jush ka vajza dhe djem që vijnë nga familje me të ardhura modeste.

Se harroj kur një vizitë në Postribë, në një familje të varfër. Një djalë i ri që babai punonte karrocier. Me karrocën e tij mbante fëmijët, të cilët mësonin në një dhomë ku kur binte shi, çatia pikonte dhe mësonin me çadër. Të gjitha 10-ta. Vajza ishte një nga nxënëset më të mira të Shqipërisë në atë fshat. Për të shkuar në shkollë bënte një rrugë aspak të lehtë. Ju keni pasur mundësinë dhe të drejtën për të gjetur justifikimet për të mos qenë më të mirët. Justifikimet qëndrojnë, jo kot. Por ju nuk i keni kërkuar justifikimet. S’i keni besuar se ëndrra juaj mund të sakrifikohet. Ju them; ‘bravo’. T’ju uroj që gjithçka që keni bërë dhe vështirësitë që keni kaluar, mos i harroni. Sa herë që gjendeni para një sfide të re, kujtoni se rezultatet nuk kanë arritur tek ju, por ju tek ato.”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026

Protestat/ Rama: Progresraporti i BE-së kërkon dialog politik, e drejta për protestë duhet garantuar dhe dhuna duhet shmangur

12:36 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.