Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Rama ka vrarë Rashën”, Spiropali debat të fortë me Currin për 21 Janarin

22:51 / January 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elisa arjan 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngjarja e rëndë e 21 janarit ka sjellë debate të forta në studion e “Top Story” mbrëmjen e sotme, ku analisti Arjan Curri është ‘përplasur’ me Ministren Elisa Spiropali. 

Curri teksa ka analizuar situatën është shprehur se siç krahason Spiropali vrasjet e 21 janarit me autor demokratët, ashtu mund të paralelizohet edhe vrasja e Klodian Rashës më autor Edi Ramën sipas tij. Curri deklaroi se sipas tij qeveria nuk ka pasur vullnet për të zgjidhur çështjen e 21 janarit.

Nga ana tjetër ministrja Spiropali me tone të ashpra, i është përgjigjur se janë shumë të dëgjuara fjalët e tij dhe se pret një analizë më të fortë nga Curri.

Curri: Po ta krahasoja unë siç thoni ju do të thoja Edi Rama ka vrarë Klodian Rashën me anë të policisë.

Spiropali: Po lëre tani atë se s’ka as krahasim

Curri: Jo lëre ti jo unë meqë dojë ta merrje si argument. Unë po them se vullneti juaj në këtë rast për të zgjidhur këtë çështje është zero. Ju keni marrë anëtarë të grupit të zjarrit dhe e keni bërë kryetar bashkie, keni marrë Ilir Metën për të cilin ngritët njerëz në protestë dhe e bëtë kryetar parlamenti dhe president të republikës. Sot e bëtë atë spiun të sigurimit të shtetit nesër e merrni prapë nga e para dhe e bëni ministër, kryeminstër e çfarë të doni. Për mua rëndësi ka a është vullneti i qeverisë për të zgjidhur këtë çështje do të thoja jo.

Spiropali– Ky argument është bajat dhe nuk e pres të vijë nga ju. Po të them që nuk ka lidhje kjo, e morëm Metën të shporrnim Berishën në atë kohë. Me kaq zell sa bën ti analizën.

Curri: Zellin e kam për të vërtetën.

Spiropali– E kemi dëgjuar disa herë këtë nuk është e vërteta.

Curri: Do e dëgjoni prapë, as ti s’je e para që i thua

Spiropali: Mirë vazhdo

Curri: Jo s’dua të vazhdoj

Spiropali: Pra këto argumente janë të gjitha që mund të jenë të vlefshme për të bërë një diskutim mbi moralin në politikë, aleanca me Metën në atë kohë ishte për të larguar përfundimisht Berishën nga pushteti dhe ja mbërritëm ja dolëm.

21 Janari Arjan Curri Elisa Spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.