Kabinat e drurit në liqenin e Çekrezit në Tiranë, janë kthyer në një destinacion turistik, ku vizitorët mund të përjetojnë qetësinë që të fal natyra. Kryeministri Edi Rama ka ndarë historinë e Vanit, i cili kishte vetëm çantën e kampingut në shpinë kur nisi të zbulonte natyrën e Shqipërisë në këmbë, gjatë pandemisë.
”Vani kishte vetëm çantën e kampingut në shpinë kur nisi të zbulonte natyrën e Shqipërisë, në këmbë, gjatë pandemisë.
Nëpër ecjet e gjata, shtigjeve e maleve, zhvilloi idenë për të ndërtuar kabinat e drurit që gjenden mes kodrave të liqenit të Çekrezit, pak minuta larg Tiranës.
Sot, është e vështirë të gjesh një prej tyre të lirë, sepse turistë nga e gjithë bota shkojnë çdo ditë për të kaluar natën nën yjet e këtij oazi magjik”,-shkruan Rama.