Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama “kapet” me Metën dhe Berishën: I bashkon një tmerr i madh, drejtësia vonon por nuk harron!

18:52 / May 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama berat 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Berat ka përsëritur sërish se Meta dhe Berisha janë bashkuar me njëri-tjetrin për shkak të problemeve që kanë me drejtësinë. Ai tha se pavarësisht se ka vonuar, drejtësia në Shqipëri nuk do të harrojë dhe thumboi edhe deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi për të cilën kohë më parë u publikuan të dhëna sipas të cilave provohej se ajo zotëronte një kompani offshore.

“Ata i bashkon një tmerr i madh, sepse drejtësia vonon, por nuk harron. Drejtësia në Shqipëri ka vonuar kaq shumë sa na ka bërë të tërëve të dyshuar që e vonojnë me qëllim. Por ama drejtësia e vonuar në Shqipëri ka çdo ditë e më pak shanse të harrojë.

Loja është gjithmonë e më e ngushtë për ata të na tregonin offshoret. Dhe unë u thoja këtyre, më duket se i kanë këta, se nuk mund ta akuzosh dikë për dicka që nuk e ke bërë vetë, pa prova, se nuk të shkon mendja. Po nuk pate bërë trafik droge, nuk i thua dot tjetrit trafikant, po nuk pate vrarë vetë, nuk i thua dot vrasës, ose nëse nuk e ke bërë, je në gjendje ta bësh nëse do jesh në atë pozicion. Kur na dolën ato offshoret, dhe prisni se janë si ato shishet me letra që hidheshin nga anijet e mbytura. Janë shishet e para që po nxjerr anija e mbytur atje”-tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.