Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu ka folur sot në Panorama TV, mbi situatën e krijuar në Patinë Demokratike dhe ndarjen e saj në tre kampe, teksa ka paralajmëruar dhe protesta.
Balliu është shprehur se “Rithemelimi” është PD, e sipas tij, “fakti që nuk e njeh narkoshteti tregon pastërtinë e kësaj opozite”.
Ish-deputeti dhe shefi i organizimit në PD theksoi se opozita do të përballet me qeverinë duke dalë në sheshe e duke takuar e informuar çdo qytetar.
“Ne nuk shembemi dhe sot jemi më të organizuar dhe më të motivuar për të mbushur sheshet në gjithë Shqipërinë. Por Edi Rama kërkon përballje dhe do ta ketë”, tha Balliu.