Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi këtë mëngjes një takim me kandidatët për deputetë të qarkut Durrës.
Ai kërkoi votën e durrsakëve me premtimin për të anëtarësuar Shqipërinë në BE.
Edi Rama: Do pasaportën (europiane)? Voto këtu. Jo se ata të tjerët do anulojnë negociata por do vonohen shmë dhe do mbyllet dera. Ajo derë është e çuditshme. Tani është e hapur, thonë mbaroni detyrat dhe hajdeni. Të bësh detyrat do të thotë të bësh shtet. Nuk e përcakton këneta këtu a po e luftojmë ne korrupsionin.
BE për ne është dhe një buxhet ekstra. Po ju jap dy shembuj shumë të thjeshtë. Në të gjithë këto vite mbështetja totale për ne ka qenë rreth 1 miliard. Me futjen në BE, është më shumë se 1 miliard çdo vit. Mbështetja për bujqësinë ka qenë 200 milionë euro në total, me futjen në BE do të jetë 300 milionë euro çdo vit.