Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasdite një mbledhje me anëtarët e kryesisë së PS-së që zgjati katër orë. Në fokus të diskutimeve ishin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit dhe diskutimi për emrat e kandidateve. Gjithashtu, burime mediatike raportojnë se kryeministri është shprehur se zgjedhjet pa opozitën plotësojnë standardet.
“Këtë javë do të zhvillohen konsultime dhe më pas do të përcaktohen kandidatët. Do të respektojmë Kushtetutën duke shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit. Do të respektojmë afatet e KQZ. Vazhdojmë përpara: zgjedhje me standarde dhe të qeta!”, deklarojnë burimet.
Opozita pranon të hyjë në zgjedhje me kushtin që Edi Rama të largohet nga posti i kryeministrit dhe të krijohet një qeveri tranzitore.