Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e spitalit të ri të kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku nuk kanë munguar as batutat e tij.
“Do u sjell një varg me hurdhra që të mos u marrin më sysh. Siç themi ne katunarët ‘nuk kena shkollë, por kena eksperiencë”, iu drejtua Rama kirurgëve.
Rama tha se spitali i ri është një ëndërr që u bë realitet dhe se kjo godinë është vepra më e madhe në shëndetësi në 90 vite. Ky spital ka kapacitetet për të pritur 350 mijë pacientë.
