Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama komunikon me komitetin e Shqipërisë e Turqisë: Asnjë vend nuk fiton dot i vetëm pandeminë

14:03 / December 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama me komiteti e eksperteve ne turqi 770x388 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar një komunikim online me ekspertë të Shqipërisë dhe Turqisë për situatën e COVID-19.

Ai tha se ky takim shërben për vlerësimin e situatës dhe për të nxjerrë konkluzione të vlefshme për bashkëpunimin e mëtejshëm.

“Besoj shkon më së miri fjala e Kemal Ataturkut i cili thoshte se ‘njerëzimi është një trup i vetëm dhe çdo komb është pjesë e këtij organizmi’. Mbase asnjëherë më parë në jetën tonë kjo shprehje e famshme e Ataturkut nuk ka gjetur një përputhshmëri kaq të plotë me kohën e pandemisë, një agresion mbi të gjithë njerëzimin që ka treguar se kufijtë dhe të gjitha dallimet e jetës sonë të përditshme nuk kanë asnjë vlerë. Faktikisht fjala ka ardhur tek shëndeti dhe fatet tona janë të ndërlidhura pashmangërisht të gjitha bashkë”, deklaroi Rama.

Ai theksoi më tej se nga ana tjetër jemi shumë të vetëdijshëm se kjo është një luftë që asnjë vend pavarësisht fuqisë e madhësisë së vet nuk mund ta fitojë dot i vetëm. “Përkundrazi sa më shumë të komunikojmë, të ndërveprojmë, të bashkërendojmë fuqitë dhe duke shkëmbyer eksperiencat të njehsojmë qasjen ndaj këtij armiku të padukshëm, aq më shumë rritet mundësia e fitimit të kësaj lufte duke kursyer aq jetë dhe aq plagë sa mund të kursehen”, tha kreu i qeverisë.

Sipas tij, sa më shumë strategjia të diktohet nga ekspertët aq më shumë funksionon përpjekja e qeverisë.
“Ne jemi përpjekur gjatë gjithë kësaj periudhe të mësojmë sa më shumë nga të tjerat dhe një nga vendet ku kemi ndjekur me vëmendje dhe kemi pasur mundësinë që të kemi komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbim të vazhdueshëm eksperiencash është dhe Turqia dhe besoj që garancia e kësaj lufte të përbashkët nuk janë politikanët, janë ekspertët dhe sa më shumë strategjia të diktohet nga opinioni i tyre aq më shumë dhe përpjekja e qeverive, shteteve funksionon”, deklaroi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.