Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama konferencë me Orban: Hungaria, një ndër avokatët e Ballkanit në BE

11:36 / June 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Një avokate e Ballkanit Perëndimor në BE”. Kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, Hungarinë, kryeministri i së cilës ndodhet sot për vizitë në vendin tonë.

Në konferencë me homologun Orban, Rama theksoi se Shqipëria e Hungëria hapin një fazë të re të bashkëpunimit mes dy vendeve

“Vizita e Orban sot në Tiranë është vizita e një miku të shqiptarëve në të gjitha kohët. Falë Orban dhe përkushtimit të qeverisë së tij, kemi hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Hungarisë, kjo vizitë përvec se vizita e një miku, është një vizitë për të vijuar në atë rrugë bashkëpunimin që hapi një fazë të re kur u ftuam në Budapest nga Obran e që po shohim rezultate të prekshme.

Hungaria është një ndër avokatët e Ballkanit në BE dhe një nga forcat më progresive në raport me zgjerimin. Hungaria dhe Orban e kanë mbrojtur vijimësisht pa kushte procesin e përshpejtimit të Ballkanit në BE.  Ka qëënë mbështetje me ekspertizë të vënë në dispozicion për qeverinë tonë në gjithë sektorët e kërkuar.

Ndajmë të njëjtën bindje me Orban lidhur me interesin e lartë gjeostrategjik të BE për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Ndihem mirë kur dëgjoj nga kryeministri BE ka nevojë për Ballkanin siç ka Ballkani për BE. Ky zë është argument të dëgjohet nga të gjithë shtetet anëtare.

Mirënjohës, Orban është shtytësi kryesor i investimeve të drejpërdrejta në Shqipëri. Turizmi është bërë urë lidhëse mes nesh, turistët shtohen cdo vit, në këtë fazë mendojmë se është koha për të menduar për investime nga Hungaria që ka sot një industri ekselence.

Hungaria ka edhe diçka të vetën në Shqipëri, i dha një princeshë që u bë Mbretëresha e Shqipërisë. Jam i bindur se Mretëresha Geraldinë është mirënjohëse në emër të shqiptarëve që je këtu”, u shpreh Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.