Nga Bratislava, ku po merr pjesë në forumin “Open Roads Balkans Back in Business”, kryeministri Edi Rama komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku ndër të tjera tha se Kosova dhe Serbia janë afër një marrëveshje.
“Ballkani është në pozitën e vetë më të mirë edhe midis Kosovës dhe Serbisë nuk kanë qenë më mirë sepse janë një hap larg mbylljes së një marrëveshjeje historike.
Të dyja palët kanë një lloj hezitimi sepse e shikojnë që kjo do të realizohet dhe nuk do t’iu duhet më ta luftojnë njëri-tjetrin. Kjo është perspektiva, është më mirë se në çdo kohë. Ky konflikt ka një arsye, që në këndvështrimin tim, mund të ishte shmangur krejtësisht”, u shpreh Rama.