Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama kritika krerëve të bashkive: Nuk e shohin fshatin si pjesë e punës së përditshme

14:16 / July 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 07 02 141239
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me fermerë e sipërmarrës në fushën e bujqësisë për të dëgjuar problemet dhe idetë e tyre, tha se ende sot nuk ka një ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me bashkëpunimin e fermerëve dhe strukturave të pushtetit vendor.

”Arsyeja pse e kemi ndërtuar këtë diskutim është pikërisht se duam që diskutimi të shtrihet në çdo detaj dhe që opinioni juaj mund të shtjellohet plotësisht në një hapësire informale. Pas këtij diskutimi do gjejmë rrugët sesi ky kontakt të jetë më i frytshëm dhe më garantues për dëgjimin e zërit tuaj dhe patjetër më i dobishëm në funksion të politikave dhe vendimmarrjeve tona.

Kryetarët e bashkive e shohin fshatin si çështje të infrastrukturës rrugore, të pastrimit, të ndriçimit, por nuk e shohin si pjesë të punës së përditshme në funksion të zhvillimit. Jemi në një pikë ku duhet të garantojmë një kthesë në këtë drejtim. Ende sot nuk kemi asnjë ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me bashkëpunimin e fermerëve dhe strukturave të pushtetit vendor.

Janë bërë disa tentativa, por nuk mund të themi se kemi krijuar një model. Kemi vendosur një dispozicion një linjë kredie për tu përgjigjur ambicieve dhe për tu dhënë mbështetje projekteve në fshat, kjo e kombinuar bashkë me garancinë sovrane. Për të ndryshuar qasjen na duhet një bashkëpunim më i afërt”,-tha Rama.

bashkitë Bujqësia kryetarë Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.