Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama kritika Metës: Presidenti më skandaloz, PS i ka votat për kreun e ri të shtetit

10:28 / April 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 3 770x419 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka nisur tashmë mbledhja e socialistëve në selinë rozë, ku pritet të diskutohen një sërë çështjesh, por fokusi kryesor mbetet ajo e Presidentit të ri të Republikës. Në këtë mbledhje pritet që deputetët të depozitojnë emrat e propozuar nga ana e deputetëve për emrin e kreut të ri të shtetit.

Fjalën e parë në nisje të kësaj mbledhjeje e mori kreu i PS-së, njëherësh edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Kreu i qeverisë nuk i kurseu kritikat për presidentin Ilir Meta, ndërsa specifikoi disa nga elementët që duhet të ketë kreu i ri i shtetit.

“Mirëdita të gjithëve. Sot siç edhe jeni informuar, jemi mbledhur për të startuar dhe brenda grupit tonë parlamentar, procesin e identifikimit të kandidaturës më të përshtatshme për presidentin/en e republikës. Për herë të parë PS ka mundësi që ta zgjedhe e vetme presidentin, çka do të thotë se për herë të parë PS ka përgjegjësinë për cilësinë e kandidaturës. Në ,pamje të parë kjo duket sfidë e lehtë, po të kemi parasysh se thuajse çdo kandidaturë që mund të plotësonte disa kritere fare elementare, si përshembull njohjen e gjuhës shqipe, si përshembull emër me një karrierë profesionale, apo vetëpërmbajtjen në raport me ligjin dhe me Kushtetutën, do të ishte më e mirë se sa presidenti aktual i republikës së Shqipërisë. Nga ana tjetër, ajo çka e bën këtë moment shumë përcaktues për karakterin për ambicien e PS, është se nuk mjafton thjesht të zgjedhim një person që do të ishte më i përshtatshëm për atë rol se sa Ilir Meta. Gjë që do ta përmbyshnin si kriter 90% ë shqiptarëve. Por është që të zgjedhim një figurë për të luajtur në 5 vitet e ardhme rolin e kreut të shtetit që të rrezatojë normalitet.”, u shpreh Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

09:56 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

09:29 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.