Kryeministri Edi Rama ka kujtuar së fundmi periudhën kur në Itali ekzistonte një lloj racizmi ndaj shqiptarëve. në një intervistë për “Gazetta.it”, Rama tha se e kanë arrestuar në Bologna sepse është përleshur me një polic, që sipas tij kishte tallur një grua shtatzënë, edhe ajo shqiptare.
Pjesë nga intervista
Pyetja: Ka pasur një kohë kur shqiptari vuante shumë racizmin në Itali, çfarë mudn të thoni për këtë?
Edi Rama: Shumë e vërtetë, por dilnim nga 50 vite në bunker. Dukej sikur ne dolëm në sipërfaqe nga deti vetëm për të trembur fëmijët. Një herë më kanë arrestuar në Bolonja, pasi u revoltova ndaj një polici, i cili pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark. I afroi qenin dhe ajo, e cila nuk dinte italisht, ra në gjendje të fikëti. Ne ishim gjyshërit tuaj në Amerikë, ku për të gjithë, ju ishit mafiozë e hajdutë. Kemi vuajtur, po, por dashuria e pakushtëzuar për Italinë na ka ndihmuar që t’i mbijetojmë poshtërimit, për t’jua bërë të njohur më mirë se kush ishim dhe të pranoheshim për atë që ishim.