Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama kujton vitet 90 dhe ndarjen me PD: Berisha s’donte të lironte të burgosurit politikë

10:36 / May 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2598
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama dhe këngëtari i njohur Shkodran Frederik Ndoci i ftuar në Podcastin “Flasim” kujtuan momentet kur të dy atëherë studentë në Universitetin e Arteve u bashkuan në lëvizjen studentore të viteve 1990 e cila ngriti krye për herë të parë në historinë 46-vjeçare të komunizmit, kundra regjimit famëkeq.

Rama kujton nxitjen e firmosjes së një peticioni ndaj Ramiz Alisë ku kërkohej të dënohej figura e Enver Hoxhës si dhe të liroheshin të burgosurit politikë, por Sali Berisha nuk donte, këtu nisi ndarja.

“Sollëm Kasem Trebeshinën , i pari i burgosur politik që e shihnim si person real. Se partia e Ritës ishte kundër. Jashtë ishin makinat e degës së brendshme.

U thashë të lutem mos ikni pa firmosur peticionin për presidentin Ramiz Alinë në atë kohë. Të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politik. Aty ishin 700 vetë. Peticioni u firmos nga 200 vetë. E çuam tek Presidenca, më pas e çuam tek Rilindja Demokratike, që nuk e botoi. Më pas lideri legjendar i Ritës kur kemi qenë tek Stadiumi, tha: ju nuk keni vend këtu se doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu, të burgosurit politikë dhe Kasem Trebeshina i shkretë tha atëherë: Ikim se fëmija paska lindur i vdekur” kujton Rama.

Këngëtari i njohur i cili prej vitesh ka jetuar jashtë tregoi se ka lënë përfundimisht SHBA-në për t’u kthyer në Shqipëri e cila me ndryshimet që ka pësuar nuk është më ajo e viteve 1990 por një vend europian që përparon cdo ditë dhe për këtë vlerësoi dhe punën e kryeministrit Rama.

“Unë jam një qytetar amerikan i lind në Shkodër. Një ditë prej ditëve të bukura, më thotë djali, ne jetonim në Florida, perfektë do ishte të shkonim në Tiranë. Më mirë me qenë djali Federik Ndocit në Shqipëri, sesa qytetar Amerikan… Nuk iki ma” – tha Ndoci.

Edi Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026

Vritet Viktor Bardhi në Mirditë, historia e përgjakshme e konfliktit Bardhi-Reçi

10:42 / September 3, 2026

Rama: “Pasqyrë Albania” nuk mbulon dështimin e bashkëqeverisjes: “Atë që s’e bëri platforma, do ta bëjë Pasqyra”

10:33 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.