Kryeministri Edi Rama konfirmon se do të ketë ndryshime në kabinetin e ri qeveritar.
Lajmin e ka bërë publik pak minuta para nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, që pritet të mbahet pasditen e kësaj të hëne.
Kreu i qeverisë theksoi se propozimet për kabinetin e ri qeveritar do t’i drejtojë nesër te Presidenti i Republikës.
“Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar”, shkruan ai.
Vijon…