Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: Luluç Boçi është zar i Metës dhe Berishës! Më kujton ‘Zonjën nga qyteti’

11:59 / May 1, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Belshi, kryeministri Edi Rama ka ironizuar kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Luçiano Boçin për të cilin thotë se është një zar i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Për ta Rama thotë se kanë hallet e tyre personale dhe nuk e kanë mendjen te problemet e njerëzve. Për Luçiano Boçin, Rama thotë se i kujton Lulzim Bashën, por në ndryshim nga Basha, sipas kryeministrit Boçi fle më pak gjumë dhe kështu gënjen më shumë.

Rama thotë se Boçi i kujton edhe filmin ‘Zonja nga qyteti’’, pasi sipas tij është i vetmi kandidat në historinë e zgjedhjeve në botë që firmos një kontratë me statusin kryebashkiaku i ri për të sjellë 400 mln investime në Elbasan, nga një kompani që nuk figuron asgjëkund.

“Dy zara, dy njerëz me dy zara, që hedhin zarat të kapin ca të kapin në një bixhoz që është vetëm rezultat i dëshpërimit dhe halleve personale. S’ka lidhje me këto që ne themi këto. Duhej 1 orë e 30 minuta me ardh nga Elbasani në Belsh, sot është 25 minuta. Nga aty ka dal njëri. Unë nuk merrem me kundërshtarët e vendosur si kukulla ku është hedh zari. Po ai është simbol. Gjigand. Luluç Boçi. Më kujton zonjën nga qyteti, ju kujtohet Koçi që e morën për ta bërë dhëndër në fshatin e vogël dhe lemeri gjithë dynjanë. Ku është zotni nga qyteti që e filloi fushatën duke firmos një kontratë. Kontrata e parë dhe fundit në historinë e zgjedhjeve në botë, ku një kandidat firmos me statusin kryetari i ri i bashkisë. Ku ka kryetari iri i bashkisë, ose je ose nuk je kryetari. Ku firmosi për të sjellë 400 mln investime në Elbasan me një konsulent nga Bari që nuk figuron asgjëkund, një skenë filmi i zotnisë nga qyteti. Edhe në pamje po ta shohësh. Mua më pëlqen se më heq edhe mallin e Lulit. Ky është më lart. Ky është një variant i Lulit që nuk fle as gjumë. Ai të paktën flinte gjumë edhe rrente ë pak. Ky nuk fle as gjumë, edhe kur mbyll sytë rre. Imagjino të punosh me këta njerëz. Po ua dhe zyrën të përplasin derën në fytyrë dhe aty brenda në zyrë të kapin ca të kapin. Këtu s’bëhet fjalë fare, se s’do kthehemi tek dominoja. Donimo luajnë pleqtë, të moshuarit, njerëzit që kanë punuar gjithë jetën dhe ju takon të luajnë domino. Po s’mund të luajë domino kryetari i bashkisë, mendo të vijë ndonjëri që luan domino në buzë të liqenit”, tha Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Nënprefekti Hasan Pasha prezanton librin “Qëndrestarët”, një histori 35-vjeçare e socialistëve të Matit

11:38 / October 25, 2026

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.