Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: Mbështetje financiare për 50 mësues shqiptarë në Athinë

15:37 / March 2, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1740913653xramajpg 767
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të parë, qeveria shqiptare ka nisur një program mbështetjeje financiare për 50 mësues të gjuhës shqipe në Athinë. I pranishëm në lancimin e këtij programi ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili tha se synohet ruajtja dhe trashëgimia e gjuhës shqipe.

“Me mësuesit shqiptarë në Greqi, ku nisim për herë të parë një program mbështetje financiare për 50 mësues, që do të zgjerohet më pas edhe në shtete të tjera, për ata që me misionin patriotik për të ruajtur e trashëguar gjuhën shqipe, mes sakrificave e ndjenjës së përkatësisë, i mësojnë gjuhën tonë të bukur fëmijëve shqiptarë, duke i mbajtur të lidhur fort me rrënjët e tyre, e për t’iu dhënë një mundësi më shumë për t’u kthyer e për të jetuar aty ku e kanë zemrën, në Shqipëri”, shkruan Rama. 

Një program i premtuar me vizitën e parë të Ramës në Athinë gjatë turit të diasporës, që tashmë kryeministri tha se u kthye në realitet dhe do të punohet për shtrirjen e tij edhe në shtete të tjera.

“Më vjen mirë që e materializuam nisëm e marrë kur erdhëm herën e kaluar. Falënderoj në mënyrë të posaçme ambasadoren që i kushtoi një vëmendje të veçantë kësaj nisme dhe na e lehtësoi punën në mënyrë shumë të ndjeshme dhe dua të falënderoj zonjat mësuese për angazhimin. Ky është vetëm fillimi, është vetëm grupi i parë i dallëndysheve që lajmërojnë këtë pranverë të gjuhës shqipe në Greqi, sigurisht që ne e kemi mësuar shumë nga i gjithë ky proces. E dimë që nuk është thjesht çështja e identifikimit dhe regjistrimit të mësuesve dhe pagës së mësuesve nga shteti shqiptar, por ka edhe ca elementë të tjerë që duhen marrë parasysh. Do i bëjmë në bashkëpunim të ngushtë me ju, ambicia jonë është që këtë numër ta rrisin në mënyrë të ndjeshme, të arrijmë në një nivel që të mos kemi më zonë të pambuluar që nuk ka mundësi të mësojë gjuhën shqipe. U shpërblye një mund jo i vogël i shumë prej jush, që këtë punë e kanë nisur prej shumë kohësh”, u shpreh Rama. 

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek raportet me Greqinë, për të cilat tha se janë në një moment më të mirë se sa kanë qenë, por duke theksuar se duhet të jenë akoma më të mira.

“Sot jemi në pozicion tjetër dhe më vjen mirë që edhe marrëdhëniet me qeverinë këtu janë në një moment shumë më të mirë se sa ishin, duhet të jenë akoma më të mira, do bëjmë çmos që të jenë më të mira. Na është hapur një dritare e madhe mundësie që të jemi pjesë e BE. Aty do kalojmë si popull, shtet, komunitet, si shoqëri shqiptare në një nivel tjetër. Ndjenja e barazisë nuk do jetë thjesht burim i vetëdijes se sa shumë gjëra kemi arritur të ndryshojmë për veten, por do jetë edhe e vulosur zyrtarisht, të qenit anëtarë të barabartë të BE. Duke qenë se bashku me Greqinë në të njëjtën tryezë si ta barabartë, do jemi dhe më të fortë si lagje këtu e Ballkanit dhe do mund të bëjmë gjëra ende më të mira se çdo mund të bënim nëse s’do kishim këtë status të ri.

Sa i takon programit të nisur në Greqi me mësuesit shqiptarë, Rama tha se synojnë që të arrijnë në një nivel që mos të ketë më zona të pambuluara që nuk ka mundësi të mësojë gjuhën shqipe.

50 mesues Greqi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, deputeti: Askush nuk më ka nxjerrë jashtë dje, dola vetë sepse nuk kisha më cfarë të dëgjoja

14:11 / July 25, 2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu me sipërmarrësit në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

13:58 / July 25, 2026

“Besimi nuk vritet me një krisëm“ Rama dorëzon ‘Besën’: Kjo është kthesa e mandatit të katërt/ Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur

13:49 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.