Në zonën e ish-Bllokut, në ambientet e vilës 31, ish-vila e Enver Hoxhës, kryeministri Edi Rama ka thirrur një darkë pune me përfaqësues socialistë.
Në këtë takim janë thirrur të gjithë ata që merren me menaxhimin e fushatës elektorale, si dhe personat e përfshirë në fushën e komunikimit. Në total, janë rreth 30 persona që marrin pjesë në këtë takim. Ndërkohë, ditën e dielë, kur opozita të protestojë në mbrëmje përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë do të jetë në Lezhë.