Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama mbledh kryebashkiakët në Pogradec: Kapni trenin. “Thumbon” Lelin: Po fle gjumë

09:52 / July 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 51
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes të së premtes, po zhvillon një takim me kryebashkiakët dhe ministrat në Pogradec. Rama nuk ka la pa sulmuar kryebashkiakun e Vlorësm Dritan Lelin, duke thënë se ai fle gjumë pavarësisht potencialit që ka qyteti që ai drejton.

“Kur flasim për komunitetet, flasim për qeverisje vendore, kur flasim për qeverisje vendore flasim për bashkitë dhe njësitë administrative dhe kur flasim për bashkitë dhe njësitë administrative sot flasim për Partinë Socialiste sepse jemi ne që qeverisim në të gjithë territorin”.

Ai shtoi se siç ka bashki shembullore, ka dhe problematike, ndaj i bëri thirrje kryebashkiakëve të nxitojnë për të kapur trenin ku janë më të mirët. Ai përmendi Lezhën, si një shembull ku bashkia ka bërë një punë të shkëlqyer dhe konkretisht, higjena në plazh është në nivele të larta.

“Në të gjithë fushat e qeverisjes vendore kemi shembuj për të qen krenar. Është krenari që PS sot drejton Lezhën po të shohim nivelin e higjenës në plazh dhe kënaqësisë të atyre që pushojnë në këtë vijë bregdetare.

Të tillë shembuj qoftë për pastrimin dhe të tjera fusha kemi kudo në të gjithë Shqipërinë deri në bashki të vogla të cilat kanë mundësi të kufizuara por për shkak të punës dhe këmbënguljes janë shembuj pozitivë, që nga Cërriku, Belshit. Ngopja apo mbingopja me pushtetin është a atyre që harrojnë kush dhe pse janë atje, jo sa herë ju kanë besuar njerëzit. Dy bashkitë nuk kanë pasur ndonjë avantazh kanë qenë dhe janë të disavantazhuara sepse pjesëmarrja e taksapaguesve lokale është shumë modeste.

Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtë nga qeveria, por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht.

Pa folur për bashki të cilat kanë potenciale të mëdha si Pogradeci, tani po hyn në një fazë që po merr më shumë projekte por është një shembull sepse me mjetet e kufizuara të bashkisë, qyteti merr sot frymë lirisht. Kjo është shumë e rëndësishme. roli i çdo individi është vendimtar. Një tjetër realitet i vështirë është Mati“.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës  

14:44 / October 16, 2026

Rama: Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë, sot s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

14:18 / October 16, 2026

Gjykata e Lartë me kryetar të ri, Sokol Sadushi i dorëzon detyrën Ilir Pandës

13:00 / October 16, 2026

Këshilli Ndërfetar apel për paqe dhe dialog: Shqetësimet e qytetarëve të dëgjohen, dhuna nuk justifikohet

12:12 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.