Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama mbledh Kryesinë e PS, Balla: Po ristrukturohet partia, shumë shpejt Shkodra me drejtues të ri politik, Meta të caktojë datën e zgjedhjeve

10:00 / February 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes së Kryesisë së PS, ka folur për mediat ku ka treguar detaje nga çfarë është diskutuar. Në një reagim Balla u shpreh se po punohet për rikonstruktimin e partisë, ku do pësojë ndryshime dhe Kodi Zgjedhor i PS, për të qenë gati për zgjedhjet e ardhshme. 

Po ashtu ai pati një mësazh dhe për Presidentin, Ilir Meta, të cilit i tha të zgjohet dhe të respektojë Kushtetutën për zgjedhjet në qarqet pa kryebashkiakë. “Unë kam bërë një raportim për Shkodrën dhe shumë shpejt do të kemi një kryetar të degës”, shtoi më tej numri 2 i PS.

REAGIMI I BALLËS

Po punojmë për rikonstruktimin e partisë. Kemi përqafuar idenë e bashkëdrejtimit mes grave dhe burrave për të garantuar një përfaqësim të barabartë. Jemi në fazën që paraprin kongresin. Asambleja e re do të zgjidhet nga kongresi. Më pas nga Asambleja do të zgjidhet kryesia e re. PS është një parti shumë demokratike dhe ka rregulla që garantojnë një organizim që e ka bërë partinë të jetë fituese. Në kongresin e partisë do miratojmë një axhendë të aktivitetit politik të PS, biem të gjithë dakort që gjithmonë në këto 29 vite kongreset e PS kanë qenë momente të rëndësishme në jetën politike të vendit. Në axhendën politike do ketë një lloj ndryshimi se nuk përmbyllet në 31 dhjetor 2020 por në 30 qershor të vitit 2021 afat në të cilin planifikojmë edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kështu që unë do bie rehat për këtë pyetje për 13 muaj. Meta të zgjohet dhe të respektojë Kushtetutën për zgjedhjet në qarqet pa kryebashkiakë. Unë kam bërë një raportim për Shkodrën dhe shumë shpejt do të kemi një kryetar të degës. Pas datës 29 shkurt do të kemi asamblenë e re dhe kryesinë e re të Partisë. Ai do të jetë edhe një moment që edhe në Shkodër të kemi një drejtues të ri politik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mali i Zi vijon betejën me flakët, situata kritike në Ulqin, Kotor e 3 bashki të tjera

17:00 / August 16, 2026

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarve

15:56 / August 16, 2026

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

15:21 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.