Ditën e sotme Kryeministri Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste. Kjo eshte mbledhja e parë e kryesise per kete vit.
Burime për tirananews.al bëjnë me dije se kjo mbledhje do të ketë në fokus të saj zgjedhjet lokale të 30 qershorit, por edhe diskutime mbi situaten aktuale politike pas perplasjeve kryeministri-presidence mbi çështjen e ministrit te Jashtëm.
Gjithashtu do të analizohet edhe puna e drejtuesve partiakë të niveleve më të ulëta, për të marrë një angazhim më të madh të grupit parlamentar dhe i funksionarëve të lartë të partisë, për të përballuar situata të ngjashme.