Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë.
Në fokus të diskutimeve pritet që të jetë organizimi i Kongresit të Partisë Socialiste që do të zhvillohet më 9 Prill.
Megjithatë nuk përjashtohen diskutimet për situatën në selinë rozë me Alqi Bllakon, për të cilin SPAK ka kërkuar arrestim si pjesë e dosjes së inceneratorëve. Ditën e sotme Bllako ka dorëzuar mandatin në Kuvend.
Ndërkohë mazhoranca ka përsëritur qëndrimin distancues nga çdo anëtar i saj që ka probleme me drejtësinë.
