Nesër, në orën 17:30, në selinë e Partisë Socialiste (PS), kryeministri Edi Rama do të mbledhë drejtuesit e qarqeve dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Mësohet se anëtarët do të jenë online.
Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se në këtë takim pritet të diskutohet për riorganizimin brenda partisë, duke përfshirë analizën e situatës në secilin qark dhe planet për rienergjizimin e strukturave.
Përveç kësaj, do të bëhen përgatitjet për asamblenë e marsit, siç ishte lajmëruar në asamblenë e fundit të partisë.