Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama mbledh sot Kongresin e PS-së, zbardhet axhenda

09:02 / July 28, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1702049777 ediramakongresips2023
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste do të mbledhë sot Kongresin Zgjedhor. Takimi pritet të nisën në orën 11:00 në pallatin e Kongreseve, ndërsa mbledhja do të jetë e ndarë në disa panele, ku do të miksohet puna e partisë dhe ajo e qeverisë së Edi Ramës.

Më konkretisht puna e Kongresit të PS-së do të jetë e ndarë në tre sesione, ku në pjesën e parë, atë të Mirëqeverisjes, ministrat do të parqesin arritjet e deritanishme, ku më shumë do të jenë fjalime për propagandë.

Ndërsa në pjesën e dytë, atë për Antikorrupsionin, pritet të flasin ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni dhe Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit të drogës Geron Xhafaj, të cilit Edi Rama i ka besuar kryesimin e Komisionit Antikorrupsion, e cila është konsideruar nga opozita si një nismë për goditjen e institucioneve të drejtësisë.

Në pjesën e tretë do të jenë punët e brendshme të partisë. Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, ministrja për Parlamentin Spiropali dhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi do të përqëndrohen tek nisma “Deputeti që duam”, rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja në parti.

Më pas do të mbajë fjalimin kryesor numri një i socialistëve, kryeministri Edi Rama, i cili do të prezantojë platformën për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Me kodin e ri zgjedhor, partitë do të futen në garë me dy lista, 1/3 e kandidatëve do të jetë listë e mbyllur dhe 2/3 të tretat e kandidatëve do të jetë listë e hapur për çdo qark, ku edhe një votë më shumë preferenciale do të bëjë diferencën. Por, që të shkohet tek lista e hapur, fillimisht partitë do të duhet të marrin më shumë se 30% të votave në çdo qark.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kryeministri Rama la jashtë vijës së kuqe Fatmir Xhafajn, Mimi Kodhelin dhe Pandeli Majkon. Vetëm Xhafaj e theu herësin, 2 të tjerët hynë në Parlament pasi dorëzuan mandatin Najada Çomo dhe Alqi Bllako.

Gjithashtu, në Kongresin e sotëm do të votohet edhe Asamble e re e Partisë Socialiste, ku Edi Rama ka kërkuar që të jenë të rinj dhe të përjashtohen drejtorët që kanë poste në parti dhe administratë.

Asambleja e PS ka 350 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit ( kryetarët Kuvendi, deputetë, ministra, kryetarë bashkish).

Mbetet për tu parë nëse kryeministri do të thotë emrin e pasueses së Lindita Nikollës, e cila dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Kuvendit në seancën e fundit të sesionit parlamentar të këtij viti, për shkaqe të cilat i deklaroi “shëndetësore”.

Emri më i përfolur i momentit për të zëvendësuar Nikollën është ai i ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit. Gjithashtu, mbetet të shihet nëse do të ketë ndryshime në Qeveri. Edi Rama jo pak herë ka surprizuar me emra anonimë, teksa ata që shkarkohen dhe emërohen e marrin vesh vetëm gjatë fjalimit të tij.

kongresi PS Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.