Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama mbledhje online me ministrat: Taksat dhe sigurimet do paguhen. Kush nuk shlyen energjinë, s’do ketë drita

17:33 / March 25, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 9 770x441 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama po zhvillon online një mbledhje me disa prej ministrave, si titullarë të institucioneve që lidhen drejtpërdrejt me situatën që po kalon vendi nga koronavirusi. Bëhet fjalë për ministrat Arben Ahmetaj, Anila Denaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj dhe Sandër Lleshaj.

Rama kërkoi reagim të menjëhershëm duke i pyetur më pas ministrat për çështje konkrete, shqetësime të ardhura në adresë të tij nga qytetarët.

Rama: Duhet nxitur përshpejtimi dhe mbyllja e procedurës. E vetmja këshillë që iu jap i them mos ia hapni derën pronarit se qiraja është aty por edhe për shkak të COVID-19.

Lidhur me shtëpitë, ata që janë në pritje nuk do rrinë të presin të ikë armiku e pastaj të shohim. Ku jemi me procedurën.

Ahmetaj: Të dyja procedurat qoftë me Bashkinë e Tiranës, qoftë me FSHZH janë hapur. FSHZH e mbyll këtë të premte. Bashkia e TIranës po shikon sot dhe nesër, procedurën e mbyllur dhe gjithë dokumentacionin e kompanive. Akoma nuk janë të bindur që kompanitë që kanë dorëzuar ofertat i plotësojnë kushtet e dokumentacionit. mund t’iu duhet ta rihapin dhe njëherë procesin për një 10 ditësh për të mirëpritur kompani më gjerë dhe që e plotëosjnë dokumentacionin.

Rama: Asnjë tolerancë tek cilësia. Shtëpitë do ua bëjmë më të mira seç i kishin dhe me të gjitha që iu kemi premtuar.

Tjetra është një kërkesë për kopshtet private, që hyjnë besojnë tek biznesi i vogël. Ata që punojnë në kopshte private janë në shtëpi. Thjesht për ta saktësuar a hyjnë tek paketa apo jo.

Ahmetaj: Hyjnë tek paketa.

Rama: E parafundit që lidhet me Ministrinë e Financave për pensionet. Duhet të bëjmë indeksimin e pensioneve. Janë 25 mln euro qëe duhet t’u shkojnë. Kur është koha.

Denaj: Në muajin prill.

Rama: Prilli më i gjatë se vitet e tjera.
Denaj: E konkludojmë javën e parë të muajit prill.

Rama: Lidhur me afatet e bilanceve për të mos bërë konfuzion bashkë me tatimet.

Denaj: Ne shtymë afati nderi në korrik për dorëzimin e bilanceve, për të bashkuar dy periudhat. Jemi duke paraqitur VKM përkatëse dhe do ta depozitiojmë për njoftim ditën e nesërme.

Ahmeta: Tatim Fitimi dhe sigurimet nuk shtyhen.

Rama: Këto dy gjëra nuk kanë lidhje. Taksat dhe sigurimet duhen paguar. Do paguhen sepse nuk shkojmë dot përpara me këtë luftë dhe do përfundojmë në një gropë ku as korona nuk na gjen dot. Pagesat e dritave do bëhen një për një. Kush nuk paguan drita nuk do ketë drita. Këtu nuk është bërë deti kos. Mos pagesa e dritave bëhet një efekt negativ në gjithë hallkat dhe mund të përfundojmë në kolaps. Pagesa e dritave nuk negociohet.

Kush thotë se nuk kam mundësi se shpenzoj shumë, të shpenzojë më pak, të kursejë dritat dhe të paguajë më pak. Nuk mundet dot që ne të hyjmë në një situatë krize në sektorin e energjisë nga e para sepse implikimet janë të jashtëzakonshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje në zonën e plazhit në Durrës/ I lënduari transportohet në spital për ndihmën mjekësore

22:42 / November 18, 2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur

21:00 / November 18, 2026

Jakup Krasniqi përfundon vizitën pranë familjes, ish-kryetari i Kuvendit largohet nga Prishtina drejt Hagës

20:20 / November 18, 2026

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.