Dy ditë pasi mblodhi Asamblenë Kombëtare, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një mbledhje të zgjeruar të qeverisë, ku kanë marrë pjesë ministra dhe zëvendësministra.
Mbledhja nisi rreth orës 12:00 në një prej hoteleve në Ujin e Ftohtë në Tepelenë dhe ka mbaruar vetëm pak minuta më parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.
“Sapo mbyllëm ditën e parë të mbledhjes së zgjeruar të qeverisë, me debate të dobishme dhe shumë material të vlefshëm për sezonin e ri”, shkruan Rama.
Burime nga mbledhja bënë të ditur se në të është bërë një analizë e thelluar për veprimtarinë e çdo ministrie. Gjithashtu është folur edhe për objektivat e çdo dikasteri për sezonin e ri që nis në Shtator. Ende mbetet e pakonfirmuar nëse kjo mbledhje do të sjellë ndryshime në qeveri.
Me shumë mundësi, mbledhja e qeverisë mund të vazhdojë edhe nesër.