Kryeministri Edi Rama bëri të ditur gjatë mbledhjes me deputetët e zgjedhur të PS se më 12 qershor, datë që përkon me 30-vjetorin e Partisë Socialiste, do të organizohet dhe Kongresi i jashtëzakonshëm, prej nga do të dalë dhe asambleja e re e socialistëve.
“Më 12 qershor kongresin e jashtëzakonshëm ku jo vetëm kremtojmë këtë përvjetor kaq të rëndësishëm po të paraqesim vizionin “Shqipëria 2030 dhe angazhimet kryesore të programit të ri qeverisës. Qevria do të formohet fill pas sezonit të verës, po puna do të bëhet tani deri në formimin e qeverisë. Do të mblidhet asambleja e re kombëtare ku do të hyjnë më të dalluarit që pastaj do të marrin menjëherë detyrat për riorganizimin e partisë në territor sipas një kalendari të paracaktuar”, tha Rama.
Vijon…
