Kreu i qeverisë u pyet pas mbledhjes së Kryesisë dhe për zgjedhjet lokale në Shkodër dhe në Vlorë, ku pohoi se nuk ka pasur asnjë komunikim me presidentin Meta për këtë fakt.
“Jo nuk kemi komunikim me presidentin,është një histori që lidhet me dekretet dhe me çdrekretet, sa i përket Shkodrës nuk ka ende një vendim, dhe është në situatën më jo normale nga kjo pikëpamje, është një çështje që nuk është në dorën tonë, ka një kryetare që nuk është kryetare”, u shpreh Rama, i cili foli dhe për krizën politike në vend.
Kreu i qeverisë tha se qeveria e tij është e votuar dhe e dënuar për ta çuar deri në fund mandatin që i kanë dhënë qytetarët, pavarësisht se shprehu gadishmërinë për tu ulur në tryezën e diskutimit me opozitën.
“Tani unë mendoj që vendi nuk ka vakum, për arsyen se Kuvendi funksionon, Reformat po i çojmë përpara, me prioritetet që kemi vendosur do i japim një shtysë të fortë përpara mandatit që kemi marrë.
Do ishte mirë që PD të ishte në parlament, ka marrë vendimin e vetë, tregon se ka dëmtuar rëndë vetë Partinë Demokratike, padyshim që nuk e ka bërë më të mirë jetën politike të vendit, por gjërat funksionojnë. Ne jemi të gatshëm që të ulemi në tryezë, të dëgjojmë, ne jemi të dënuar dhe të votuar për të udhëhequr. Nuk mund të presim sat ë tjerët të ngrihen nga gjumi, apo të shtriqen përpara se të vijnë në punë”, tha Rama.
