Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një tjetër takim, këtë herë me përfaqësues të shoqatës së transportit ku i’u prezantoi atyre “Paketën e Rezistencës sociale” për këtë kategori. Rama deklaroi se qeveria ndërhyri me qëllim për të mbrojtur qytetarët që e kanë të domosdoshëm përdorimin e transportit publik. Kreu i qeverisë tha se u vendos në dispozicion një fond prej 500 milionë lekësh dhe qëllimi kryesor ishte që çmimi i biletës të mos rritej.
“Masa tjetër e mos prekjes së taksave të natës kërkon ndërhyrje për ata që përdorin transportin publik. Dhe me një rritje të çmimit të biletës që do të ishte e padëshirueshme për publikun dhe do ti cenonte prapë se prapë kapacitet juaj për të rezistuar do të ishte i dobët. Dhe për këtë arsye ne vendosëm 500 milion lekë për të suportuar diferencën dhe për t’ju kërkuar juve që të mos prekni në këtë fazë kaq delikate çmimin e biletës.
Është shumë e rëndësishme që të vazhdojë shërbimi. Teksa po vija këtu pashë që agjencia ndërkombëtare energjisë kishte dalë me një lajm, që nuk është pozitiv, që problemi në këtë situatë nuk është kaq sa duket. Sepse ndërkohë që diskutojmë çmimet, rreziku me naftën apo energjinë është mungesa. Ka paralajmëruar mundësinë e shokut më të madh të furnizimit me naftë në dekada.”
Ne këtë fond e kemi vendosur dhe Gonxhe e ka përshëndetur i pari këtë. Do ta vëmë në dispozicionin tuaj. Sektori juaj do të ishte në kushtet e një kolapsi total. Ne na inte3resn që të gjithë njerëzit që përdorin autobusin të mos ketë probleme.
Ndërkohë duhet të bisedojmë për një strategji afatmesme që të rrisim kapacitete e transportit publik, sidomos për atë urban”, tha kryeministri Rama.
