Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Durrës. Ai tha se anëtarësimi në BE është garancia se drejtësia dhe shteti do të funksionojë siç duhet pavarësisht se kush qeverisë.
”Nëse mbyllim këtë kapitull të historisë, mbyllim njëkohësisht të gjitha ato plagë. Diskriminimin që na kanë vendosur në një pozitë më të vështirë në krahasim me popujt e tjerë, një popull që është përbuzur dhe shtypur, jo vetëm nga të huajt, por shpesh edhe nga vetvetja.
Pozicioni në BE e bën më të lehtë për ne të arrijmë disa gjëra, që duken janë të thjeshta, por s’janë të thjeshta për t’u garantuar, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë. Ky është Bashkimi Europian.
Të gjitha këto projekte që kundërshtarët tanë bëjnë sikur i kundërshtojnë, apo gjithë ata që bëjnë “papagallin” nëpër studio me pyetje, E keni dëgjuar Lulin: Ku i ket shokët Rame? Të gjitha këto janë më se të mjaftueshme për të kuptuar se sa mendjelehtë dhe qesharake janë”,-tha Rama ndër të tjera.
