Në takimin që Sali Berisha zhvilloi këtë të hënë me demokratët e Njësisë numër 9 në Tiranë, nuk munguan sulmet në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Sipas kryedemokratit, Rama do të dënohej me 50 vite burg nëse drejtësia do të funksiononte.
“Ky po shfaros shqiptarët. Shqiptarët po largohen nga varfëria. Pse nuk largoheshin para 7-8 vjetësh? Para 7-8 vjetësh kilometri i rrugën ndërtohej me 2 milionë euro, shkolla ndërtohej me 500 mijë- 600 mijë, jo 3 milionë e 5 milionë.Kryeministri para 7-8 vjetësh udhëtonte me linja tregtare dhe klas ekonomik, nuk ndodhte kurrë më përpara që kryeministri të udhëtonte me avion taksi. Është ky që vret shpresën me zgjedhje. Ky nuk bën zgjedhje, na bën karshillëk, ne çdo demokrati, tërmet do bëhej thoshte nga Peshkopia. Ndaj dhe ne do të përgatitemi t’i japim përgjigjen armikut. Armiku është armik. Ju garantoj që përveç fuqisë tuaj, fuqisë së qytetarëve shqiptarë, gjë në botë që ta drejtojë atë nuk ka. Me 1/10 e këtyre që ka bërë e ka vendin në burg, të paktën 50-vite burg. Por drejtësia këtu nuk ekziston. Drejtësia është një repart i Rilindjes së Edi Ramës”, tha Berisha.