Nënkryetarja e Tiranës, Anuela Ristani është komanduar të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, për sa kohë që Erion Veliaj do të jetë pas hekurave.
Këtë mbrëmje kryeministri Edi Rama shkoi sërish në bashkinë e Tiranës, të cilën e kishte vizituar dhe në orët e para të mëngjesit. Para se të shkonte në Bashki për të bërë mbledhje me nënkryetarët dhe drejtorët ka takuar të deleguarit e PS në Hotel Tirana.
Në mbledhjen e Asamblesë mësohet të ketë thënë që Tiranën do ta marrë ai vetë përsipër, ndërkohë për Erion Veliajn ka thënë le të presim provat. Ndërkohë që ju është kërkuar të deleguarve që të punojnë më shumë se sa “dje” për të fituar kryeqytetin nga ky sulm elektoral.

