Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Morën skemë skandaloze, pensionistët po paguajnë koston

18:24 / November 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në vazhdën e takimeve me pensionistët ka ndaluar sot në Korçë, ku ka folur për skemën e pensioneve dhe rritjen e tyre. Sipas tij është një fakt i njohur botërisht që një skemë pensionesh e ndërtuar keq është kostoja e një brezi të tërë.

“Skema e pensioneve që ne trashëguam ishte një skemë skandaloze, e menduar për të shtyrë të sotmen, pa menduar për të nesërmen e pensionistëve. Jam i bindur që kur ne morëm detyrën, situata e pensioneve ishte pa asnjë shpresë sepse ishte vendosur një tavan që ishte 24 mijë lekë dhe pavarësisht se çfarë kontributesh kishin dhënë njerëzit, nuk mund të merrnin më shumë se 24 mijë lekë. Pensioni mesatar në atë kohë ishte 105 euro, pa folur për minimalin që ishte një pension që nuk e merrnin të gjithë, pasi ne gjetëm mijëra pensionistë pa pension fare, sepse nuk kishin kontribuar në skemë asnjë ditë, gra shtëpiake, apo edhe burra që s’kishin dhënë asnjë kontribut”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri theksoi faktin se reforma në pensione ka sjellë një rritje të dukshme në nivelin e pensioneve në vend. “Ne bëmë reformën, e cila ka bërë që tavani i atëhershëm prej 24 mijë lekësh të zhbëhet dhe ne sot kemi pensionistë që marrim edhe 300, 350 edhe 400 mijë lekë për shkak të kontributeve. Por, kemi edhe një pasqyrë diferencimi, për mësuesit që kanë dalë para dhe pas 2014-ës, ata që kanë dalë pas kanë pension më të lartë.

Ne mund të flasim dhe shprehim dëshira, por me faktet nuk luftojmë dot! Këtu në mexhlisin ku bëhen debatet, çdo lloj gënjeshtre përcillet si fakt. Prandaj thuhet që një skemë pensionesh është fatura e një gjenerate për mirë apo për keq dhe kostoja më e rëndë dhe e vazhdueshme e asaj trashëgimie është kostoja që kanë paguar dhe paguajnë pensionistët”, tha Rama.

pensione Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.