Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipërisë i duhen edhe 1.8 milionë doza vaksinë për të imunizuar popullatën. Nga Rinasi ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pasi solli 192 mijë doza të vaksinës kineze Sinopharm, Rama tha se vaksina e COVID pas disa kohësh do të jetë në treg njëlloj si vaksinat e tjera.
“Na duhen 1.8 mln doza të tjera për të gjithë ata që duhen vaksinuar, pastaj, një pjesë nuk dëshiron ta bëjë vaksinën, por ky është një proces. Me gjasa, vaksina e COVID19 do të jetë njësoj si vaksinat e tjera, si ajo e gripit.”, tha Rama.