Edi Rama premton se kjo qeveri do të ndërtojë edhe 700 kilometra rrugë të reja.
Do të realizohen: Rruga e shumëpritur Tiranë-Krujë, Berat-Çorovodë do të jetë një rrugë e parametrave dhe e standardeve europiane. Ersekë-Leskovikë, Rrëshen-Burrel, Tepelenë-Vlorë, rruga e vjetër; Skrapar-Gramsh, Kryqëzimi i llixhave, Elbasan-Gramsh. Këto janë arterie të brendshme”, tha Rama.
“Nuk do të ketë më policë nëpër rrugë, njerëz që dalin nga ferra. Synimi është që e gjithë kjo infrastrukturë të përfundojë. Bindja është që do të përfundojë pasi janë të gjitha të financuara”, tha Rama.