Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama-ndërtuesve: Paguani punëtorët siç duhet, ose nuk do të merrni dot leje

16:05 / April 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje kompanive të ndërtimit që të rishikojnë pagat e punëtorëve të tyre.

Kreu i qeverisë bën të qartë se nëse punonjësit nuk paguhen në mënyrë dinjitoze, kompanitë në fjalë do të privohen nga marrja e lejeve për ndërtim.

“Ne do të marrim disa masa dhe duhet ta dini sot që do ta konsultojmë, do ta shohim, por sikundër ne do të ndalojmë pjesëmarrjen ose aksesin në fonde publike për ndërtim, do të ndalojmë dhënien e lejeve të ndërtimit për kompani që nuk i paguajnë punëtorët në mënyrë dinjitoze dhe natyrisht kjo mënyra dinjitoze është diçka që nuk e vendosim ne, është diçka që e vendos tregu, e vendos logjika e tregut dhe e vendos dhe një gjë tjetër, domosdoshmëria për t’i dhënë fund mashtrimit me pagat që një pjesë e pagës i jepet me bankë, një pjesë i jepet nën dorë e të tjerë”, tha ai.

“Ne mund t’i themi kompanive që nëse ti punon në ndërtim dhe nëse ti ngjit punëtorë në katin e 12 në mes të dimrit ose në mes të vapës dhe vjen dhe më thua që, këta ti i paguan 300 mijë lekë, përveçse mua më vjen shumë turp për ty, ti nuk merr dot asnjë lloj fondi nga taksat e shqiptarëve, sepse ti je një shfrytëzues, nuk je një sipërmarrës, këtë mund ta themi. Ndërsa për sa i përket kompanive në këtë sektor ne do ta lidhim këtë me fondet e projektet. Sigurisht, duke u konsultuar, duke vendosur një dysheme të arsyeshme, patjetër, por ta bëjmë gjithmonë e më të vështirë që të merren fonde me punëtorë që paguhen gjysma kështu e gjysma ashtu, apo me paga që janë të paarsyeshme për punëtorët”, shtoi Rama.

Edi Rama leje punetoret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.