Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në Athinë: Pagë mesatare 1 mijë euro në mandatin e katërt

17:38 / March 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi ramaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, në takimin me shqiptarët e Athinës, deklaroi se “pagën mesatare 1000 euro në sektorin publik e shikojmë me optimizëm në mandatin e katërt”.

“Kur ne morëm detyrën, bankat ishin zhytur në kredi të këqija. Ishte një dritë e kuqe që paralajmëronte një rrezik të madh, që shqiptarët e Greqisë e kanë përjetuar në lëkurën e vet, ku piramidat u kthyen në gropa dhe ku u varros një pjesë e madhe e pasurisë së tyre. Sot kreditë e këqija janë nën 5 përqind, njësoj si vendet e tjera dhe Shqipëria nuk ka asnjë rrezik. Kur ne morëm detyrën, të ardhurat për frymë ishin 3200 euro, sot janë mbi 10 mijë euro dhe në Shqipërinë 2030 do të jenë 15 mijë euro. Paga mesatare ishte 370 euro, në sektorin publik, ku njerëzit punësohen për t’u shërbyer të tjerëve, sot me vitin 2024, të mbyllur me pagën mesatare në sektorin publik 1 mijë euro e shikojmë me optimizëm mandatin e katërt. 

Ky është lajmi për të gjithë ju dhe ata që kanë filluar ta shohin Shqipërinë si vendin ku mund të kthehen, por ende ngurrojnë për shkak se janë të pasigurtë nëse do të gjejnë aty të paktën atë që kanë këtu, ndërkohë që them se kush ka kurajon të kthehet sot, do të gjejë aty mundësinë që nesër do të ketë më shumë se këtu (Greqi). Paga mesatare asokohe ishte 320 euro, sot paga mesatare e përgjithshme midis shtetit dhe privatit është 830 euro dhe në mandatin e katërt do ta çojmë 1 mijë euro”, shtoi Rama.

1 mije euro Athine Edi Rama mandati 4 page mesatare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.