Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të mërkurë në Bratislavë, ku ka folur për shpërndarjen e fondeve nga BE në panelin e diskutimit mbi Ballkanin “Open Roads: Balkans Back in Business” në kuadër të Forumit të Sigurisë që po zhvillohet në Sllovaki. Ai tha se BE jep 138 euro për qytetar në Ballkanin Perëndimor dhe 4570 euro për një europian.
“500 milionë euro në grante ishin mbështetje e drejtpërdrejtë për problemin tonë të përbashkët nga të cilat Shqipëria mori 85 milionë euro, që në fakt ishin rishpërndaje e fondeve të IPA-s. Ajo që duhet të merrnim nga fondet IPA për projekte të caktuara u riorientua nga ky buxhet. Nuk po them se nuk ishte gjë e mirë, por ishte rishpërndarje.
Nga fondet e IPA-s, që janë ato që marrim, 90% shkon për ndihmë teknike dhe 10% për investime, ndërkohë që fondet e synuara të kohezionit janë 92% investime dhe 0.3% ndihmë teknike.
Fondet e dhëna nga buxheti i BE-së midis 6 vende të Ballkanit Perëndimor krahasuar me shtetet anëtare janë 138 euro për qytetarë të Ballkanit Perëndimor dhe 4750 euro për qytetarët e BE-së. Kjo është situata ku gjendemi dhe arsyeja përse ne mendojmë se ky është një problem për jetë a vdekje”, tha Rama.